×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Disa individë mund të kenë keqpërdorur fisnikërinë e luftës

    Insajderi
    26 October 2020 - 23:06

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur të hënën për krimet e luftës si dhe akuzat ndaj UÇK-së dhe anëtarëve të saj.

    Thaçi garanton se UÇK nuk është hakmarrë asnjëherë ndaj popullatës serbe apo individëve të caktuar, por thotë se mund të ketë pasur raste të izoluara kur individë të caktuar kanë keqpërdorur fisnikërinë e luftës për interesa personale.

    Ai ndërkohë kujton se për luftën Kosovë-Serbi, deri më sot në bankën e të akuzuarve ka më shumë shqiptarë se sa serbë edhe pse gjenocidin shtetëror e kryen këta të fundit.

    “Lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme, luftë ekzistencë, liri e pavarësi. E drejtë. S’mund të them që ndonjë individ nuk e ka thyer fisnikërinë e luftës. S’ka ndodh asnjë rast apo sulm ndaj monumenteve serb, asnjë rast hakmarrjeje. Individë të caktuar po, që mund të kenë keqpërdorur fisnikërinë e luftës, por UÇK vetë jo”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka thënë se tendenca e ditëbve të sotme për të rishkruar historinë është e “rrezikshme, agresore ose okupatore të bëhet viktimë është e padrejtë”. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark