×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi përshëndet vendimi e Qeverisë Hoti për largimin e taksës ndaj Serbisë – Thotë se kauzat populiste e kanë dëmtuar Kosovën

    Insajderi
    08 June 2020 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot përmes një konference ka folur në lidhje me vendimet e fundit të Qeverisë Hoti, për heqjen e taksës ndaj Serbisë, dhe për rrugën që i është hapur dialogut me Serbinë.

    Ai ka thënë se Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas presidentit Thaçi, Kosova në këtë proces është bashkë me SHBA-të dhe gjithë aleatët e tjerë.

    “Është rrugëtim i sigurt që ne kemi shpresë dhe besojmë që do të përmbyllet sipas vullnetit të qytetarëve të vendit. Kosova është gati, do të punojmë që të jemi sa më unik dhe të bashkuar që ta plotësojmë njëri-tjetrin. Kosova do të punojë për zhvillimin e marrëveshjeve të arritura në fillim të këtij viti”, ka thënë fillimisht presidenti, i cili po ashtu ka thënë se reagimi i shpejtë i Qeverisë Hoti, ka qenë shumë pozitiv dhe në bashkëpunim me kërkesën e aleatëve të Kosovës, siç janë SHBA-të.

    “Dua të potencojë se vendimet e fundit që sollën këto të arritura dëshmuan se ne nuk duhet të vonohemi, dhe dëshmuan se kauzat populiste kanë qenë të rrejshme dhe stratigjikisht të dëmshme për shtetin e Kosovës. Këto veprime i kushtuan Kosovës, sepse humbën 3-4 vite, duke i shkaktuar dëm institucioneve dhe imazhit të vendit”, u shpreh Thaçi.

    Ai po ashtu tha se Kosova, të gjitha të arriturat i kemi realizuar përmes mbështetjes së SHBA-së, prandaj sipas tij, vetëm ruajtja e këtij partneritetit garanton një të ardhme të sigurt të Kosovës./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark