×
  • Lajme
  • Lajme

    Therje delesh për një festë që bashkon të gjitha fetë në Kosovë

    Insajderi
    06 May 2017 - 19:26

    Sakrifica e deleve dhe lutje për kohë me diell e shëndet të mirë: mijëra shqiptarë vërshuan në fshatin e vogël në jugperëndim të Kosovës të shtunën për një festival të vjetër, pjesërisht religjioz e pjesërisht pagan.

    Ata erdhën nga gjithë Kosova dhe disa pjesë të Shqipërisë në fshatin Babaj në mënyrë të festojnë Shën Gjergjin, duke u përkulur para tyrbes së sufisë Dervish Neziri i cili ka jetuar më shumë se dy shekuj më parë, shkruan mediumi francez Agence France Presse.

    “Është një traditë e vjetër shekullore, e bartur nëpër gjenerata” dhe e observuar nga njerëzit e “të gjitha feve”, tha Halil Syla, një 56-vjeçar pasardhës i dervishëve, familja e të cilit e organizon evenimentin.

    Gjaku i kafshëve lyhet për mure të tyrbes duke shkuar në dheun e varrezës e cila gjendet në malet të cilat ndajnë Kosovën dhe Shqipërinë.

    Me dhjetëra dele blegërinin përderisa prisnin të rrethuara për thikën e ekzekutuesit ë tyre, përderisa familjet ecnin rreth varrezave të afërme, raporton Insajderi.

    Dedë Markegaj, 81-vjeçar, katolik dhe ish mësues i festivalit, kishte për qëllim t’i jepte një gjuhë deleje njërit nga komshinjve të tij i cili ishte memec.

    Një grua myslimane në të gjashtëdhjetat, Fetije Berisha, erdhi nga Shqipëria me shpresën që të gjente ndihmë për të rregulluar shtypjen e gjakut.

    Të tjerë kërkonin fertilitet ose shërim për një të dashur të tyre, para se të shkonin poshtë malit dhe të hanin mish deleje, vallëzonin dhe të shijonin festivalin.

    Me prejardhje nga fshati në përbërje prej 600 banorëve, 58-vjeçari Rexhë Miftari udhëtoi nga Zvicra, ku ai kishte emigruar gati tri dekada më parë.

    “Ky vend është i hapur për të gjithë, askush nuk do të të pyes për besimin tënd”, tha Miftari, i cili tha që nuk praktikon asnjë fe.

    Megjithatë, ai shpjegoi që beson në vlerën e një pike gjaku ose gjuhës së deles. Ai dëshiron “të mbajë larg kërcënimet ndaj familjes dhe Kosovës”.

    Sipas Dedë Palokaj, një historian në Prishtinë, ky festival – i cili nuk është ekuivalent me regjionin – daton në kohën e stërlashtë “për të festuar fundin e dimrit dhe uruar mirëseardhjen stinës së dimrit”.

    Në fillim të epokës së krishterimit, Shën Gjergji kishte zgjedhur të integronte këtë festë pagane në kalendarin e krishterë. Myslimanët kishin filluar të merrnin pjesë më pas, ka thënë Palokaj,

    Shën Gjergji gjithashtu festohen më 6 maj nga romët nëpër Ballkan. /Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark