×
  • Sport
  • Sport

    Thomas Massamba, përforcimi i ri i Prishtinës

    Insajderi
    02 March 2016 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina ka transferuar basketbollistin kongolez me pasaportë suedeze, Tomas Massamba, i cili pritet t’i bashkohet skuadrës bardhekaltër ditëve të ardhshme.

    Massamba luan në pozitën e fundorit, është 183 centimetra i gjatë, ndërsa së fundmi ishte lojtar i skuadrës nga Qipro, Keravnos Strovolou, njofton Supersport.

    Nga 9 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion, Massamba ka një mesatare prej 9,6 pikë për ndeshje dhe 5,3 asistime, që janë dy prej cilësive të tij më të mira, duke përfshirë këtu edhe lojën e mirë në mbrojtje.

    Kongolezi me nënshtetësi suedeze është paraqitur edhe me Suedinë në Kampionatin Evropian, në vitin 2013.

    Sigal Prishtina tashmë ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, por ka edhe 2 ndeshje për t’i zhvilluar, ndaj Levskit dhe Pejës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark