×
  • Showbiz
  • Show

    Thuhet se ka kopjuar këngën “Te Amo” të Rihannas, Rina Balaj vjen me një reagim

    Insajderi
    07 April 2021 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperja nga Istogu, Rina Balaj, pak javë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Bad Rosita”.

    Kënga, e cila ka një tematikë të veçantë, u prit shumë mirë nga publiku ndonëse kishte edhe reagime të tjera duke aluduar se është e kopjuar.

    Që nga publikimi i projektit, një pjesë e madhe e ndjekësve e krahasuan atë me “Te Amo” të Rihannas.

    Edhe pse flitet se këngët trajtojnë një temë të ngjashme, në thelb janë krejtësisht të ndryshme dhe për këtë artistja ka bërë një reagim.

    “Dhe meqë ra fjala…lajmi i fundit….kjo këngë është këngë origjinale e bërë nga unë. Po, po, po, ka storien e njëjtë me “Te Amo” të Rihannas, por vazhdon të mos jetë e njëjtë. Ndaloni së provuari të gjeni këngë që nuk ekziston, që mendoni se e vjedhë, jeni qesharak të gjithë”, ka thënë ajo.

    Sidoqoftë, “Bad Rosita” për vetëm pak ditë ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark