×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur flet për paragjykimet

    Insajderi
    26 September 2023 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel, sjell tema të ndryshme të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. Tema e të dielës ishte ‘gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale’.

    Kur mori fjalën moderatorja e njohur, Erjola Doçi, tregoi rastin e saj konkret të urrejtjes.

    “Rasti konkret i imi i urrejtjes, përpos shumë fjalëve dhe shpifjeve, kanë qenë kur Bledi më nxirrte në fillimet e mia, ‘ti je dashnorja e Bled Manes’. Jemi një popull që urrejmë shumë dhe duhet të kurohemi se kjo është sëmundje”, tha Erjola.

    Ndërkohë këtu ndërhyn Shqipe Hysenaj e cila tha se ‘Bledi kështu n’a ka bërë të gjithave, dashnore, të dashura, nuse’.

    Duke iu drejtuar gazetarit të njohur, Shqipja shtoi:

    “Bledi të lutem, ti një punë ke. Ti gjithmonë një punë ke pasur. Kushdo që të afrohet ty ‘jo po se kjo’, fillon e prek. Bledi njihet dhe të përmirësojë veten se nuk është normale. Mënyra se si flet dhe si u afrohesh gocash…”.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark