“Tifozat Kuq e Zi” mesazh për Kombëtaren pas eliminimit – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “Tifozat Kuq e Zi” mesazh për Kombëtaren pas eliminimit

    Insajderi
    22 June 2016 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak minuta pasi Shqipëria mësoi eliminimin nga turneu më i madh i futbollit në Europë, grupi i tifozëve të Kombëtares “Tifozat Kuq e Zi”, reaguan duke publikuar një mesazh mbështetës për kuqezinjtë.

    Një koment i shkurtër i publikuar në rrjetin social “Facebook”, në profilin “Tifozat Kuq e Zi”, falënderon Kombëtaren për formën e treguar në këtë Europian.

    “Faleminderit luftëtarë! Jemi pafundësisht krenar! Rrnoft Kombëtarja! Rrnoft Shqipnia Etnike!”,-shkruhet në këtë profil.

    Shqipëria e mbylli aventurën e saj në Francë në vendin e tretë në Grupin A me 3 pikë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark