×
  • Sport
  • Euro 2020

    Tifozë të dhunshëm në Wembley: Babai i Maguires pëson thyerje të brinjëve nga tifozët

    Insajderi
    14 July 2021 - 10:35

    Finalja mes Anglisë dhe Italisë prodhoi disa skena të dhunshme para finales, me tifozët që tentonin të futeshin me dhunë në stadium, abuzim seksual ndajë një femre dhe sulm ndaj përkrahësve të Azzurëve.

    Aktualisht ka thirrje që tifozëve të Anglisë t’u ndalohet shkuarja në Katar, aty ku do të mbahet Kupa e Botës në fund të vitit të ardhshëm.

    Së fundi është Maguire ai që ka zbuluar se nga tifozët e dhunshëm, babai i tij ka pësuar thyerje të brinjëve, e që ai aktualisht është 56-vjeçar.

    “Babai im ishte shkelur. Unë nuk kam folur shumë me të, por jam i kënaqur që fëmijët e mi nuk shkuan në lojë”.

    “Ishte e frikshme – ai tha se ishte i frikësuar dhe nuk dua që dikush ta përjetojë atë në një ndeshje futbolli”.

    “Unë kam parë shumë video dhe kam folur me babanë dhe familjen time. Ishte babai dhe agjenti im që vuajtën më shumë”.

    Federata e Futbollit të Anglisë ka filluar të merret me rastin dhe ka njoftuar se personat përgjegjës që kanë bërë edhe fyerje raciste ndaj lojtarëve, do të ndëshkohen.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark