×
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Lajme / Botë

    Tifozët e Barcelonës me 10 mijë flamuj të Skocisë në finale 

    Insajderi
    20 May 2016 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    As në kohët e Archibald, mesfushorit skocez të Barcelonës në vitet ’80, nuk ishin parë kurrë dhjetë mijë flamuj skocez të valëvitur nga tifozët katalanas.

    Kjo është ajo që do të ndodhë të dielën në mbrëmje, në finalen e Kupës së Mbretit, që skuadra e drejtuar nga Luis Enrique, do të luajë kundër Sevilla në stadiumin “Vicente Calderon” të Madridit.

    Arsyeja, siç ndodh shpesh kur janë në mes Madridi dhe Barcelona, është thjesht politike dhe përsëritet sa herë që katalanasit luajnë një finale kupe ose Superkupe.

    Në stadium, tifozët e tyre ndalohen të mbajnë flamurin e krahinës së Katalonjës, gjë për të cilën politikanët vendas kanë protestuar ashpër duke e quajtur si shkelje e të drejtave të njeriut.

    Megjithatë është vendosur që në minutën e 17-të ndeshjes, kur të jetë sekonda e 14-të, të gjithë tifozët e Barcelonës do të valëvisnin flamurin skocez në kujtim të vitit 1714, kur qyteti i Barcelonës u çlirua nga arabët, duke marrë pavarësinë, e cila zgjati shumë pak sepse u formua Spanja e madhe që ekziston sot e kësaj dite me qeveri dhe mbretëri në Madrid.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark