×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tifozët e Bayernit nuk e kursejnë Lewën, thirrje provokuese gjatë largimit nga Mynihu

    Insajderi
    02 August 2022 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Robert Lewandowski është rikthyer në Mynih për të marrë sendet personale, por teksa ishte duke u larguar nga kryeqendra e Bavarisë, hasi në kontestimin e tifozëve të Bayernit, që nuk e kanë honepsur aspak largimin e tij.

    “Hala Madrid” ishte thirrja e tifozëve bavarezë që njohën sulmuesin polak teksa largohej me Audin e tij, duke e ngacmuar këtë të fundit, që zgjodhi t’i bashkohej Barcelonës, pas një lufte të vërtetë me drejtuesit gjatë verës.

    Robert Lewandowski ishte në vitin e fundit të merkatos dhe kërkoi me ngulm largimin drejt Barcelonës, duke detyruar drejtuesit e Bayernit të pranojnë ofertën e klubit katalan pak ditë më parë.

    Sulmuesi 33-vjeçar qëndroi për 8 sezone te Bayerni i Mynihut, ku luajti 375 ndeshje dhe shënoi 344 gola, megjithatë la zhgënjim te tifozët bavarezë, për mënyrën se si u largua gjatë kësaj vere.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark