×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tifozët kundërshtarë  hedhin banane futbollistëve të Brazilit

    Insajderi
    28 September 2022 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Richarlison pësoi abuzim racist pasi shënoi për Brazilin mbrëmë kur një tifoz hodhi banane ndaj tij.

    Sulmuesi i Tottenham e çoi në avantazh vendin e tij në miqësoren kundër Tunizisë me dhjetë lojtarë.

    Kur Richalrison po festonte golin e tij, një banane u hodh mbi të. Shoku i tij, Fred, shkoi dhe e largoi bananen nga fusha duke e shtyrë me këmbë. Richarlison dhe shokët e tij brazilian kishin dërguar një mesazh kundër racizmit përpara fillimit të ndehsjes, i cili u kujtoi tifozëve rëndësinë e lojtarëve me ngjyrë në historinë e Brazilit.

    Ekipi pozoi pranë një pankarte ku shkruhej: “Pa lojtarët tanë me ngjyrë, ne nuk do të kishim yje në fanellat tona.”

    Deklarata erdhi si përgjigje ndaj Vinicius Jr që u abuzua dy herë në mënyrë racore në ndeshjen e Real Madrid kundër Atletico Madrid.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark