×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tifozët kuq e zi në mbështetje të kombëtares, sa priten të jenë sot ndaj Izraelit

    Insajderi
    10 June 2022 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot Shqipëria luan ndaj Izraelit në 20:45 për ndeshjet e fazës s grupeve në Ligën e Kombeve.

    Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë kundër Islandës duke barazuar 1-1 edhe pse shënuam të parët.

    Në stadium do të jenë të pranishëm 15-16 mijë tifozë, duke rikthyer interesin e njerëzve për kombëtaren kuqezi.

    Përsa i ëprket formacionit, Shqipëria pritet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në sulm dhe mesfushë. Reparti i avancuar do të prezantohet me dyshen Uzuni-Broja të cilët munguan në Islandë ndërsa dy lojtarë e Empolit, Asllani dhe Bajrami do t’i japin më shumë fantazi e gjeometri mesfushës në krah të Abrashit.

    Shqipëria (3-5-2): Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Hysaj, Uzuni, Broja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark