×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët nuk po munden t’i blejnë biletat për miqësoren ndaj Burkina Fasos – ende asnjë njoftim nga FFK-ja

    Insajderi
    21 March 2022 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anipse FFK njoftoi se shitja e biletave për ndeshjen miqësore të Kosovës ndaj Burkina Fasos do të fillojë të hënën, (sot) me fillim nga ora 16:00, një gjë e tillë nuk po mundësohet.

    Deri më tani shërbimet e http://Tiks.app mbeten të padisponueshme, shkruan Insporti.

    Lidhur me këtë nuk ka ndonjë njoftim të radhës nga Federata e Futbollit të Kosovës.

    Image
    Image

    “Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpërmjet platformës online. Shitja e biletave fillon të hënën nga ora 16:00.

    Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.” – shkruhej në njoftimin e FFK’së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark