11:07 - 28 Janar 2023

Modelja bukuroshja, kroatja Ivana Knoll ka krahasuar muskujt e këmbës me ato të Cristiano Ronaldos.

Ish-Miss Kroacia e cilësuar shpesh si ‘tifozja më e nxehtë e Kupës së Botës’ – e bëri këtë pretendim në një postim të radhës në Instagram.

Knoll ka një numër të madh ndjekësish në platformë me mbi 3.6 milionë njerëz.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Së fundmi ajo ka qenë me pushime në Maldive, teksa nuk ka hezituar t’u tregoj fansave linjat e saj joshëse të trupit.

Ajo fitoi ndjekësit gjatë paraqitjeve të saj në Kupën e Botës në Katar teksa tërhoqi vëmendjen me veshjet e saj me temë flamurin kroat.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Knoll postoi një video të saj duke treguar muskujt e këmbëve ndërsa ishte në palestër në një postim në InstaStory.

Në video, ajo përkul muskujt e këmbëve ndërsa ka veshur çorape të bardha dhe atlete sportive.

“Ronaldo kush?”, ka shkruar Ivana sipër mbishkrimit të postimit.

37-vjeçari aktualisht është duke luajtur futbollin në Arabinë Saudite pasi iu bashkua me klubin Al-Nassr.