×
Show

“The Times” shkruan se si Kosova është duke prodhuar pop-yjet femra

Insajderi
01 February 2017 - 13:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta prestigjioze britanike, “The Times”, ka shkruar një artikull për Kosovën e cila sipas saj po prodhon pop-yjet femra më të mëdha në botë.

Ky shkrim nis me Dua Lipën, për të cilën shkruan se para se të bëhej këngëtare e muzikës dance-pop, ajo ka punuar si mikpritëse në një klub nate në Londër. Një mikpritëse standarde, me një shikim prej arroganteje e paragjykueseje që ju shikon dhe vendos se a do ju lë të hyni brenda apo jo, shkruan “The Times”.

Në një intervistë për këtë gazetë, Dua Lipa ka thënë se kur nuk është ndjerë rehat me atë profesion.

“Nuk kisha aq shumë kontroll se kë ta lija të hynte. Kisha një kufje dhe një kamerë dhe menaxheri brenda më thoshte, “Po, jo, po jo” deri në atë pikë kur mu desh të mos i lija miqtë e mi të hynin për shkak se kishin të veshura atlete. Asnjëherë nuk u ndjeva aq rehat me këtë punë”, thotë Dua në këtë rrëfim për “The Times”, raporton Insajderi.

Shkrimi i “The Times” i referohet Dua Lipës si ndjekëse e hapave të Rita Orës, duke thënë se e para po e vendos Prishtinën në hartën e Pop-it.

Më tej theksohet se këngët e Dua Lipës kanë tërhequr rreth 250 milionë dëgjime në Spotify.

the times

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark