×
Show

Adoleshentët po zëvendësojnë drogën me telefonat e mençur

Insajderi
17 March 2017 - 18:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hulumtuesit po planifikojnë të hulumtojnë nëse rënia e përdorimit të drogës tek tinejxherët është për shkak të efektit stimulues të telefonave të mençur.

Nivelet e duhanpirjes, alkoolit dhe përdorimit të drogës kanë rënë për gjysmë tek fëmijët e moshës 11 deri 15 vjeç në Britani gjatë dekadës së fundit, sipas statistikave të sistemit shëndetësor NHS.

Kjo reflektohet edhe në vendet tjera dhe në SHBA, ku shkalla e pirjes së alkoolit dhe duhanit ka rënë në nivelin më të ulët për 40 vitet e fundit.

Kjo mund të jetë për shkak të përdorimit gjithmonë më të shumtë të telefonave të mençur, shkruan The New York Times.

Nora Volkow, drejtoreshë e Institutit Kombëtar për Abuzim me Drogë, thotë që planifikon të fillojë hulumtimet në këtë temë për muajt e ardhshëm.

“Mundësia që telefonat e mençur po kontribuojnë në rënien e përdorimit të drogës nga tinejxherët, ishte pyetja e parë që bëmë kur pamë rezultatet e anketës më të fundit,” tha Volkow.

Përderisa përdorimi i marihuanës ka rënë tek klasët e 10-ta, është ngritur tek të 12-at. Por përdorimi i drogave tjera stimuluese si kokaina, halucinogjene si ekstazia, kanë rënë dukshëm.

Edhe heroina e cila është bërë epidemi te të rriturit e disa komuniteteve, ka rënë te nxënësit e shkollave të mesme.

Arsyeja është mënyra se si ndikon telefoni i mençur në trurin e njeriut. Telefoni shkakton aktivizim të shpërblimit të tru. Aktivizojnë shpërblime të menjëhershme siç janë lojrat, por edhe të ngadalshme siç janë ardhja e mesazheve të pritura.

“Gjithçka ka të bëjë me sistemin tonë të shpërblimeve në një mënyrë,” tha Dr. Ghosh nga Univesiteti i Cyrihut.

Telefonat e mençur shkaktojnë edhe lumturi, ka thënë David Greenfiels, profesor i psikiatrisë.

“Telefonat e mençur të bëjnë më të lumtur gjatë përdorimit, duke shkaktuar lirimin e hormoneve të lumturisë, dopanimnës,”, ka thënë ai.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark