×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tirana gati për Samitin BE-Ballkani Perëndimor

    Insajderi
    06 December 2022 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Tiranë çdo gjë është gati për të filluar Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

    Ky samit, është i pari që po zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në Bashkim Evropian dhe ka në agjendë krizat energjetike, luftën në Ukrainë si dhe krizën e migracionit.

    Në këtë samit, Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani e cila do të theksojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit.

    “Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit”, thuhet në njoftimin e presidencës.

    Arritja e liderëve do të fillojë nga ora 9:30 dhe ata do të priten në Sheshin Italia nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Ndërsa punimet e samitit do të zhvillohen në ambientet e stadiumit Arena Kombëtare.

    Është marrëveshja për tarifat ‘Roaming’ mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian e cila cakton uljen e tarfiave në vitin e ardhshëm, që pritet të nënshkruhet sot në Tiranë në kuadër te këtij samiti.

    Krerët e Bashkimit Evropian do të presin përkushtimin e vendeve të rajonit ndaj vlerave të përbashkëta dhe në fund do të nënshkruhet deklarata që do të njihet “Deklarata e Tiranës”.

    Kjo është hera e parë qe Tirana mirëpret krerët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

    Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamuj të Bashkimit Evropian krah atij shqiptar, kuq e zi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark