×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Tirana manifeston “Ditën e Gruas”  me instalacione në rrugë

    Insajderi
    08 March 2023 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është vendosur instilacioni “Këpucët e kuqe”.

    Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ato janë vendosur në formë rrethore dhe të fiksuara, gjë që tregon se nuk do të qëndrojnë vetëm për një ditë aty.

    Këpucët e kuqe tregojnë gratë të cilat janë vrarë nga bashkëshortët apo edhe familja e tyre.

    Kjo mënyrë e të protestuarit e ka origjinën më 20 gusht 2009, kur arkitektja dhe artistja meksikane, Elina Chauvet, realizoi një instilacion në kujtim të qindra mijëra vajzave të reja që u zhdukën, u torturuan dhe më pas u vranë në Juárez, kufiri mes Meksikës dhe Amerikës, gjatë viteve 1990 dhe 2000.

    Vrasja e grave është një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë shqiptare prej vitesh tashmë.

    Masakra më e fundit ndodhi para pak javësh, ku 40-vjeçari Dan Hutra, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes në vitin 2007 ekzekutoi tri gra dhe plagosi tri të tjera brenda pak minutash në Kamëz, shkruan Top Channel, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark