×
  • Sport
  • Sport

    Tjetër gol i Besart Berishës (Video)

    Insajderi
    06 March 2016 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besart Berisha nuk ndalet së shënuari në futbollin australian. Sulmuesi kosovar shënoi në fitoren 2-0 që skuadra e tij, Melbourne Victory e fitoi ndaj Central Coast.

    Me këtë fitore, ekipi i shqiptarit renditet në vendin e tretë me 33 pikë, gjashtë më pak se kryesuesi, Adelaide United.

    Berisha shënoi që në minutën e 12’ të takimit, duke e çuar kuotën e golave në 15 për këtë edicion. 30-vjeçari pozicionohet i dyti për numrin më të madh të golave të shënuar në kampionatin australian pas uruguaianit Farnaroli, i cili ka realizuar 20 të tillë.

    http://www.dailymotion.com/video/x3w5mqn_besart-berisha-goal-central-coats-mariners-0-1-melburne-victory-a-league-06-03-2016-hd_sport

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark