×
  • Sport
  • Sport

    Tjetër koreografi “anti-Kosovë” në stadiumin e Crvena Zvezdas

    Insajderi
    21 May 2016 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Crvena Zvezda-s nuk i mjaftoi një vizitë në Kosovë të cilën e bëri para pak ditësh për t’i ndalur provokimet e saj ndaj Kosovës. Tifozët e kësaj skuadre po vazhdojnë me “fushatë” kundër shtetit të pavarur të Kosovës.

    Ata kishin përgatitur një koreografi gjigante në të cilën hartën e Kosovës e kishin formuar në mes të flamurit të Serbisë. Në pjeset perëndimore dhe lindore të stadiumit shkruhej “UEFA”, përkatsisht “FIFA”.

    Siç duket, tifozët e kësaj skuadre nuk po arrijnë asesi ta kapërdijnë pranimin e Kosovës në dy institucionet më të larta të futbollit botëror.

    Edhe në ndeshjen ndaj Olympiakosit e zhvilluar dy javë më parë, tifozët e “Yllit të Kuq” e kishin përgatitur një koreografi ku shkruhej: “UEFA i tha po terrorizmit”. Kështu, duke iu referuar shqiptarëve si terrorist.

    Këto veprime raciste dhe provokuese të tifozëve të Crvena Zvezdas dëshmojnë edhe njëherë tjetër se kultura sportive në atë shtet është shumë e ulët. /Insajderi.com

     

    https://www.youtube.com/watch?v=XAJ9PahAaXw

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark