×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tjetër sukses i gjyqtarëve shqiptarë, UEFA “gradon” Jorgjin dhe Kumen

    Insajderi
    27 June 2022 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të tjera lajme të mira vijnë nga UEFA për arbitrat shqiptarë e që dëshmojnë rritjen e tyre profesionale.

    Komitetit Arbitrave të UEFA-s ka vendosur që arbitri shqiptar Enea Jorgji të jetë pjesë e projektit “Talent & Mentor 2022” të UEFA-s për të trajnuar arbitrat e nivelit të kategorisë së parë.

    Ky është një sukses i vërtetë për Jorgjin si edhe për arbitrimin shqiptar, pasi i jep mundësi atij që brenda pak kohe të jetë ndër emrat e arbitrimit elitar në UEFA, njofton FSHF-ja.

    Në dhjetor të vitit kaluar ai hyri në histori si arbitri i parë shqiptar që u bë pjesë e kategorisë së parë me një vendim të Komitetit Arbitrave të UEFA-s.

    Kjo i jep mundësi Enea Jorgjit të jetë arbitër në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore.

    Ndërkaq, lajmi tjetër i mirë është vendimi i UEFA-s për arbitren Erinda Kume, e cila është përzgjedhur për të marrë pjese si asistente në fazën finale të Kampionatit Europian U-19 për femra, që starton sot në Republikën Çeke.

    Është hera e parë që një zyrtare femër nga Shqipëria merr pjesë në një event të kësaj rëndësie. Kume, e cila është e pajisur me stemën e FIFA-s, është caktuar si asistente në ndeshjen Angli – Norvegji.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark