
Sezoni ka nisur prej disa javësh dhe pauza për kombëtaret do t’i shtyjë klubet të reflektojnë për këtë pjesë të parë të kampionatit. Dhe për disa trajnerë e ardhmja mund të jetë në rrezik të madh.
Një nga këta trajnerë është Pochettino, i cili ra dakord me tifozët në lidhje me kritikat dhe fërshëllimat dhe tani pozicioni i tij te Chelsea është në rrezik të madh.
Shumë pak katër pikët e fituara në katër ndeshjet e para të kampionatit. Një mesatare që nuk i kthen londinezët në Europë dhe prej këtu mundësia për t’u fokusuar tek një emër që i pëlqen shumë drejtuesve të Chelsea-t, siç është ai i Zidane.
Klubi ka bërë një merkato të çmendur dhe, deri më tani, rezultatet janë zhgënjyese. Vetëkuptohet se ndeshja kundër Bournemouth do të ketë një ndikim thelbësor në të ardhmen e Pochettino. Një humbje do të çonte në një reflektim serioz. Një fitore mund të ndryshojë sërish fatin e trajnerit.
Pochettino tashmë është shumë në rrezik dhe vendimet e Chelsea-t me siguri do të merren pas ndeshjes kundër Bournemouth. Një humbje mund t’i bëjë londinezët të bëjnë një hap prapa në zgjedhjen e Pochettino dhe ndoshta të mbështeten te një profil absolutisht me përvojë si Zidane.
Sfida me Bournemouth mund të jetë vendimtare. E ardhmja e Pochettino në rrezik…