×
  • Showbiz
  • Show

    “Toka është e rrafshët”, “shkencëtari” i Big Brother jep konstatimin e çuditshëm

    Insajderi
    06 December 2022 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, çdo kush nuk ka asnjë dyshim se planeti është sferik. Mirëpo, reperi kosovar, Getoar Aliu beson se planeti Tokë është i rrafshët. Këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë një bisede me pjesëtarët e tjerë të Big Brother Vip Kosova.

    Ai madje shton se një mendim të tillë e kishte pasur që kur ishte i vogël në moshë.

    “Unë i kam pas 13 vjet kur kam thanë që bota është “flat” (e rrafshët). Edhe hala e mendoj. E di që na kanë mësu në shkollë, po unë s’e besoj”- thotë Getinjo, shkruan Insajderi.

    Derisa, që toka nuk është e rrumbullakët por e rrafshët beson edhe Gjon Karrica – Lugati.

    Vlen të theksohet se, meqenëse Toka në pole është diçka më e shtypur, kurse në ekuator pak më e zgjeruar, ajo ka formë të elipsoidit.

    Teksa, interesante është edhe përgjigja e “Google” për pyetjen se, “a është Toka e rrafshët”.

    Jo, Toka është përafërsisht e një forme sferike”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark