×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tokë e ndaluar veç për Vetëvendosjen, edhe Pacolli niset për SHBA

    Insajderi
    11 November 2022 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përkundër se vizita për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu është shtyrë dy ministrave të partisë në pushtet dhe tre kryetarëve të komunave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me krerët e opozitës. Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku pritet që javën tjetër të udhëtojë për në SHBA.

    Ata nuk do të jenë të vetmit pasi edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është nisuar për në vizitë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Pacolli njoftoi se pritet të marrë pjesë “në një ngjarje me miqtë amerikanë”, teksa nuk bëri të ditur më shumë detaje.

    Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, këtë të diel, më 13 nëntor, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe ai i Shtimës, Qemajl Aliu, iu ka pamundësuar vizita për në ShBA.

    Ndonëse është aluduar se vizita e tyre është shtyrë për shkak të mos plotësimit të kërkesave të ShBA-ve nga ana e kryeministrit, Albin Kurti, ndryshe ka deklaruar ambasadori amerikan.

    Jeffrey Hovenier, tha mbrëmë se vizita e tyre është shtyrë për shkak të situatës aktuale në Kosovë që sipas tij, është e tensionuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark