×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Tolgahani xheloz, Almeda zbulon çfarë ai nuk toleron absolutisht

    Insajderi
    27 May 2023 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

        

    Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it turk dhe atij shqiptar. E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Almeda ka treguar se Tolgahani është shumë xheloz dhe ajo refuzoi dy projekte shumë të rëndësishme kinematografike për hir të tij.

    “Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon”, ka treguar ajo.

    E pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e partnerit në telenovelë, ja si u përgjigj: “Nuk mund të them që bëhem xheloze, por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për skenat e dashurisë, nuk është diçka e bukur për mua. Sillem sikur s’ka ndodhur fare”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark