×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tollovi në Mal të Zi, Abazoviq përballet ashpër me protestuesit pas paralajmërimeve për qeveri të pakicës

    Insajderi
    21 January 2022 - 23:26

    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është përballur me protestuesit, pasi qytetarët janë shprehur të pakënaqur për formimin e një qeverie pakicë.

    Protestuesit i kanë dalë në pritë Abazoviqit pas daljes së tij nga një emision televiziv.

    Abazoviq iu afrua protestuesve dhe siç mund të shihej tentoi të fliste, por nuk ndodhi. Por, pas disa përpjekjesh, Abazoviq ka shkëmbyer disa fjali me të mbledhurit, duke thënë se aleanca “Bardhezi” nuk do të jetë me Partimë Demokrate të Socialistëve (DPS) dhe se nuk do të ketë tradhti.

    “Nuk ka pasur kurrë tradhti, ju po kërkoni tradhti në vende të tjera”, u tha Abazovic të mbledhurve.

    Ai tha gjithashtu se nuk ka vullnet elektoral pa Lëvizjen Qytetarë URA.

    Sipas mediave malazeze, rrethrrotullimi në Budvë është i bllokuar nga protestat.

    Ditët e kaluara janë organizuar protesta në disa qytete malazeze për shkak të iniciativës së Lëvizjes Qytetare URA dhe opozitës për mosbesimin e kabinetit të Zdravko Krivokapiqit.

    Në protestë u shpreh se nuk do të lejojnë formimin e qeverisë pakicë, pasi siç deklaruan, ishte mashtrim dhe tradhti ndaj vullnetit elektoral të qytetarëve.

    Organizatorët e protestës pohojnë se pas këtyre protestave nuk qëndron asnjë parti politike, ata po mblidhen për të mbrojtur fitoren zgjedhore.

    Ata thanë se mashtrimi ishte në skenë dhe se tradhtia e vullnetit të popullit po përgatitej nga gushti 2020.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark