×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Top Chanel me lajm skandaloz, Brezovicën e prezantojnë si tokë të serbëve

    Insajderi
    27 February 2021 - 21:32

    Bukuritë natyrore të Brezovicës, fshatit ku turizmi është çdo herë i madh, krahas vëmendjes për dokumentar të shumtë televiziv, sot është quajtur edhe tokë e vjedhur nga serbët, pikërisht nga një prej televizioneve shqiptare ‘ Top Chanel’.

    Në një postim të bërë në faqen zyrtare të këtij televizione ku është shpërndarë një video dokumenari i cili titullohet ‘Brezovica e Kosovës, fshati që thërret shqiptarët përmes turizmit malor’, ky televizon e quan Brezovicën vendin ku tokat e serbëve po merren nga shqiptarët.

    “Perla e Ballkankt ku tokat e serbëve po merren të gjitha nga shqiptarët!”, është mbishkrimi i cili u përdor në fillim që të përshkruante këtë video dokumentar.

    Por nuk u desh shumë kohë që një postim i tillë të ngjallte paknaqësi e reagime të shumta kundër Televizionit, çka dhe e detyruan atë që në pak kohë të ndryshoj edhe mbishkrimin në këtë video.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark