×
  • Showbiz
  • Show

    Top Channel del për herë të parë me një reagim zyrtar për Instagramin e Luiz Ejllit

    Insajderi
    16 April 2023 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që nga hyrja në Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e këtij edicioni.

    Megjithatë, duket se në lidhje me këtë kishte një përplasje mes familjarëve të këngëtarit dhe produksionit të BBVA.

    Këta të fundit i kërkuan të drejtën e menaxhimit të Instagramit të tij, gjë e cila nuk u pranua nga familjarët dhe më pas u kthye në emrin e motrës së tij, Ina Ejlli.

    Kjo ngjarje u komentua në masë të madhe dhe pati aludime të shumta nëpër internet.

    Top Channel ndërkohë ka bërë një reagim zyrtar duke treguar se si qëndron e vërteta.

    Reagimi zyrtar i Top Channel:

    “Top Channel me përgjegjesinë më të madhe informon publikun që çdo supozim dhe spekulim mbi marrëdhëniet e kompanisë me konkurrentët e Big Brother ka qenë dhe është në kuadër të interesave të përbashkëta.

    Top Channel nuk ka asnjë detyrim ligjor ndaj palëve të treta për të shpjeguar se cilat janë përgjegjësite dhe përfitimet e kontratave që ky televizion ka me subjektet me të cilat ndërvepron.

    Në subjektin tonë nuk është kërkuar kurrë një shpjegim publik zyrtar për të cilësuar keqkuptimet dhe keqpërdorjen e kësaj logoje në skenarë larg realitetit, duke hedhur kështu balte mbi produksionin e Big Brother e duke konfuzuar publikun e gjerë për çështje që nuk i takojnë.

    Megjithatë, Top Channel ndjen detyrim moral ndaj publikut të tij për të qartësuar disa çështje.

    Produksioni i Big Brother dhe skuadra e tij ligjore janë të angazhuar që prej nisjes së transmetimit të BBV2 të krijojnë marrëdhënie të shëndosha kontraktuale me këdo që do të përfshihet në këtë produksion.

    Kjo skuadër dhe konkurrentët shprehin hapur midis palësh dhe deytrimet që kanë ndaj njëri-tjetrit dhe firmosin me vetëdije të angazhohen në këtë marrëdhënie.

    Top Channel ka detyrim moral dhe ligjor të respektojë dëshirat dhe qëllimet që secili personazh që bëhet pjesë e shtëpisë së madhe dhe angazhimit i tij vjen me pëlqimin dhe miratimin e personave të interesuar.

    Top Channel duke respektuar kontratën me Banijay Group ka për detyrim ligjor të vë në dijeni personazhet për përdorimin e imazhit të gjithësecilit në momentin kur personi në fjalë nuk është i aftë të mbrojë veten për shkak të rrethanave të izolimit të angazhohet nëse dhe vetëm kur i kërkohet.

    Top Channel ka vlerësuar që angazhimi për të ruajtur imazhin e Luiz Ejllit nis dhe përfundon me miratimin e tij, megjithatë për shkak të rrethanave familjare kjo nuk është bërë e mundur.

    Top Channel ka vlerësuar që paragjykimi dhe përbaltja publike në të cilën u përfshi, veçse për të ruajtur personin që e ka besuar këtë institucion, i tejkaloi rrethanat e nevojshme dhe u tërhoq nga kjo iniciativë duke pritur kështu që palët ta zgjidhin çështjen me daljen e zotit Ejlli.

    Produksioni i Big Brother ka mënyrat e tij për të komunikuar dhe konfirmuar çështje të caktuara me të gjithë banorët dhe ka patur bindje që ky është vullneti i vetë Luizit, megjithatë në përfundim të këtij rrugëtimi ai do të ketë mundësi t’i ruaj vetë marrëdhëniet e tij dhe t’u japë përgjigje palëve të interesuara sepse Top Channel gjykon që vlerësimi publik për qëndrimin e produksionit në këtë rast ose dhe të tjerë është i anshëm dhe i paragjykuar”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark