×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tovërlani publikon listën e futbollistëve të ftuar për grumbullimin e parë në Antalia

    Insajderi
    15 September 2022 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Afrim Tovërlani ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për herë të parë si përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës U-21, shkruan Insajderi.

    Tovërlani pak minuta më parë pas prezantimit të tij zyrtar, në konferencë për medie ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar.

    Trajneri i njohur gjatë prezantimit të tij bëri të ditur se skuadra që ka grumbulluar të hënën do të udhëtojë për në Antalia të Turqisë.

    Sipas tij, kjo listë nuk do të thotë që do të jetë e njëjta në nëntor.

    “Janë bërë një muaj e gjysmë që jam emëruar selektor i Kosovës U21. Kuptohet, takimet e para do të jenë më të vështirë pasi ka disa prej futbollistëve që nuk i kam parë dhe nuk kam pasur bashkëpunim. Do të jetë tubimi i parë. Të hënën udhëtojmë në Antalia dhe do të qëndrojmë dhjetë ditë ku do t’i shoh për së afërmi shumicën e futbollistëve”, deklaroi Toverlani.

    Po ashtu, përzgjedhësi Tovërlani pret që Kosova të ketë fat në short që do të mbahet në muajin tetor. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark