×
  • Sport
  • Sport

    TRADHETIA! Miku i ngushtë e fotografoi fshehurazi Michael Schumacher të sëmurë. Kërkoi 1 milion euro për….

    Insajderi
    27 January 2023 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për Michael Schumacher, viktimë e një aksidenti shumë të rëndë në ski më 29 dhjetor 2013, informacionet janë të pakta, pasi vetë familja ka dashur që të mos flasë.

    Vetëm anëtarët e familjes dhe shumë pak miq të ngushtë, si Jean Todt, kanë akses në shtëpinë e Schumacher. Megjithatë, në vitin 2016, dikush që takoi ish-pilotin e Ferrarit u përpoq ta tradhëtonte, duke u ofruar gazetave fotografi të bëra në fshehtësi të madhe për një shifër prej rreth një milion eurosh. Kërkesa u refuzua nga të gjitha gazetat europiane, të cilave iu dorëzuan fotografitë.

    Sipas prokurorit, “një person i panjohur, me sa duket një mik i ngushtë i pilotit në atë kohë”, gjatë një vizite në shtëpinë në Zvicër të gjermanit dyshohet se ka fotografuar fshehurazi shtatë herë kampionin e botës në Formula 1 të shtrirë në shtrat. Megjithatë, identiteti i autorit të këtij gjesti të neveritshëm, një “shkelje e jetës së tij personale dhe privatësisë”, nuk dihet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark