×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në Afrikë, autobusi plot me nxënës përplaset me kamionin

    Insajderi
    07 November 2022 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në Guinenë perëndimore, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, kur një autobus që transportonte nxënës u përplas me një kamion.

    Aksidenti tragjik ndodhin në Hamdalagye, afër Kindia, një qytet 130 km në lindje të kryeqytetit Conakry.

    Nxënës dhe studentë viktima

    Aktualisht raportohet për 21 të vrarë , përfshirë pesë gra dhe disa të plagosur.

    “Shumica e viktimave janë nxënës dhe studentë”, tha një zyrtar lokal për AFP.

    Autobusi u përplas me kamionin kur tentoi të parakalonte një autobus tjetër, tha zyrtari lokal.

    Ngarkesa e kamionit nuk është specifikuar ende. Pesëmbëdhjetë persona u vranë në mes të shtatorit në Guinea në një aksident me minibus gjatë natës.

    Aksidentet fatale të trafikut ndodhin shpesh në Guine, zakonisht për shkak të kushteve të këqija të rrugëve dhe automjeteve, si dhe nga pakujdesia e shoferëve.

    Në fillim të qershorit, të paktën 30 persona humbën jetën nga aksidentet rrugore në vend.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark