×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Tragjedi në Itali: Vdesin në aksident 4 shqiptarë, ndër ta 3 fëmijë

    Insajderi
    31 October 2022 - 09:15

    Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur të dielën në darkë në Parma të Italisë. 4 persona, të gjithë shqiptarë, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

    Mediat shkruajnë se ka mbetur i plagosur edhe 1 person tjetër, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

    Identiteti i viktimave nuk është bërë me dije, por mësohet se ata janë të moshave 22 vjeç, 12 vjeç, 8 vjeç dhe më i vogli, 2 vjeç.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat, shoferi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë ishte partneri i 22-vjeçares. Ata ishin prindër të fëmijës 2-vjeçar.

    Të tjera media shkruajnë se dy fëmijët e tjerë, 8-vjeçari dhe 12-vjeçari që ndërruan jetë, ishin vëllezërit e 22-vjeçares.

    4 viktimat dhe i plagosuri po udhëtonin me një makinë tip “Fiat Stilo”.

    Por rrugës drejt Parmës, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtëpi të pabanuar.

    Shkaku i aksidentit është ende i paqartë. Megjithatë si pasojë e përplasjes dëmtimet ishin shumë të rënda.

    Makina u shkatërrua pothuajse e gjitha, ndërsa të gjithë fëmijët dhe gruaja nuk mundën t’i mbijetojnë dot plagëve

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark