×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tragjedia në stadium, 3 shkaqet që çuan në vdekjen e 174 tifozëve në Indonezi

    Insajderi
    02 October 2022 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën 174 persona kanë vdekur dhe 180 të tjerë janë plagosur, pasi kaosi dhe dhuna shpërtheu të shtunën pas një ndeshjeje futbolli në ligën indoneziane, midis dy skuadrave më të mëdha të vendit.

    Mbështetësit e Arema FC dhe rivalja Persebaya Surabaya u përleshën pasi ekipi vendas Arema FC u mund 3-2 në një ndeshje në qytetin Malang në Java Lindore.

    Tragjedia në stadium, 3 shkaqet që çuan në vdekjen e 174

    Mbështetësit nga ekipi humbës kishin “pushtuar” fushën dhe policia hodhi gaz lotsjellës, duke shkaktuar një rrëmujë që çoi në raste mbytjeje, tha shefi i policisë së Java-s Lindore, Nico Afinta gjatë një konference për shtyp pas ngjarjes.

    “Para së gjithash, ndodhi një trazirë. Ishte bërë anarkike. Ata (tifozët) filluan të sulmojnë oficerët dhe  dëmtuan makina.”, tha shefi i Policisë.



    Dy oficerë policie ishin mes të vdekurve dhe 180 persona u plagosën gjithashtu, tha shefi i policisë, duke shtuar se përplasja ndodhi kur tifozët u larguan për në portën e daljes.

    Videot e filmuara nga brenda në stadium deri në orët e vona të natës dhe të shpërndara në rrjetet sociale treguan tifozët, të veshur kuq dhe blu, duke u futur në fushë dhe duke u përleshur me forcat indoneziane të sigurisë, të cilët dukeshin të veshur me veshje për protestat.

    Tragjedia në stadium, 3 shkaqet që çuan në vdekjen e 174

    Ministri i Sportit dhe Rinisë Zainudin Amali tha se ai ka kërkuar një hetim të plotë mbi tragjedinë për të “përcaktuar palët përgjegjëse”.

    I vendosur në Java Lindore, Stadiumi Kanjuruhan përdoret kryesisht për ndeshje futbolli dhe vlerësohet të mbajë deri në 42,500 njerëz.



    Shoqata e Futbollit Indonezian (PSSI) ka pezulluar ndeshjet javën e ardhshme si pasojë e tragjedisë vdekjeprurëse dhe e ka ndaluar Arema FC që të presë ndeshjet për pjesën tjetër të sezonit.
    Vendi i Azisë Juglindore është vendosur të presë Kupën e Botës FIFA U-20 në vitin 2023. Ata janë gjithashtu një nga tre vendet që pretendojnë të organizojnë Kupën e Azisë vitin e ardhshëm, pasi Kina u tërhoq si mikpritëse.

    Autoritetet indoneziane do të hetojnë shkaqet e asaj që ndodhi në stadiumin Kanjuruhan, pas ndeshjes Arema FC-Persebaya Surabaya.


    Për momentin, ka tre versione. I pari fajëson për tragjedinë veprimet e policisë, e cila hyri në fushën e lojës duke përdorur shkopinj dhe gaz lotsjellës ndaj tifozëve; E dyta, fajëson mbipopullimin e stadiumit. Kishte vend për 38 000 njerëz dhe në të ishin më shumë se 42 000; E treta, fajëson mangësitë në siguri. Këto gabime në protokoll vonuan mbërritjen e ndihmës mjekësore.

    Për momentin, bilanci i tragjedisë së stadiumit në Indonezi është 174 të vdekur dhe 180 të plagosur, në atë që është tragjedia më e rëndë në botën e sportit në 50 vitet e fundit, e tejkaluar vetëm nga 384 vdekjet në vitin 1964, në një ndeshje mes Perusë dhe Argjentinës, të luajtur në Lima.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark