×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tragjike: Dhjetra të vdekur në një klub nate në Stamboll

    Insajderi
    02 April 2024 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën 29 persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një klub nate në Stamboll.

    Klubi i mbyllur për punime rinovimi ndodhet në katin e parë të një pallati 16-katësh në lagjen Besiktas, në anën evropiane të qytetit.

    Sipas mediave lokale, ka qenë një shpërthim “afër skenës” që ka shkaktuar zjarrin.

    Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, u tha gazetarëve në vendngjarje se po hetohen shkaqet e zjarrit dhe besohet se viktimat ishin persona të përfshirë në punën e rinovimit.

    Pesë persona janë ndaluar dhe marrë në pyetje nga autoritetet, teksa po hetohet për shkaqet e zjarrit.

    Mes të arrestuarve janë drejtues të klubit të natës dhe një përgjegjës për punimet e rinovimit.

    Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunç theksoi se “është lëshuar një urdhër arresti për 5 të dyshuar, mes të cilëve 3 zyrtarë të klubit, drejtorin përgjegjës dhe 1 person përgjegjës për ristrukturimin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark