×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tragjike në sportin e arteve marciale, ndahet nga jeta luftëtarja 18-vjeçare

    Insajderi
    09 January 2023 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Victoria Lee, luftëtarja e re premtuese e MMA-së (Artet Marciale të Përziera), është ndarë nga jetë krejt papritur në moshën 18-vjeçare.

    Shkaku i vdekjes së adoleshentes nuk është sqaruar ende.

    Vdekja e Victoria Lee (3 fitore, asnjë humbje), e cila ndodhi më 26 dhjetor, u konfirmua nga motra e saj, Angela:

    Victoria ishte shpirti më i bukur që ka jetuar ndonjëherë. Ajo ishte motra e vogël më e mirë në botë. Vajza më e mirë, mbesa më e mirë dhe tezja më e mirë”, shkruan Angela. “Shumë na mungon motra e vogël. Më shumë se sa mund ta imagjinosh. Jemi të gjithë të dërrmuar. Sepse një copë jotja ishte në secilin prej nesh dhe kur u larguat, ato copa u grisën. Nuk do të jetë kurrë njësoj”.

    “ONE Championship” e konfirmoi vdekjen e luftëtares së re: “Ekipi i ONE Championship është i shkatërruar nga vdekja tragjike e Victoria Lee. Ne u dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve të saj në këtë moment të vështirë.”

    Victoria Leee, e lindur në Hawai, kishte fituar dy medalje të arta radhazi (2019, 2020) në kampionatin botëror për të reja në peshën deri 57 kg./

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark