×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Trajkoviq ndalohet sërish nga shteti serb

    Insajderi
    03 March 2023 - 14:53

    Rada Trajkoviq, këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiqit, është ndaluar sërish nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit.

    Këtë e ka bërë të ditur ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”, duke thënë se po i ndodh serish një ndalim nga shteti serb.

    “Po flasim për Serbinë në BE dhe në Ballkanin e Hapur, ndërkaq liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për mua dhe familjen timePyetje për presidentin, kryeministren dhe qeverinë e Serbisë: pse po e bëni këtë?”, ka shkruar Trajkoviq.

    Kujtojmë se Rada Trajkoviq ishte ndaluar edhe në dhjetor nga policia serbe në vendkalimin administrativ me Kosovën dhe që nga mbrëmë nuk i është lejuar të hyjë në vend.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark