×
Insajderi / Insajderi

Trajkoviq për Kurtin: Ashtu siç ndryshoi qëndrim për Oliver Ivanoviqin do të ndërrojë edhe për Asociacionin

Insajderi
28 January 2023 - 17:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kurti nuk është budalla të refuzojë amerikanët për Asociacioanin, ka thënë këshilltarja në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq, shkruan Insajderi.

Në kontekstin e kërkesave të rrepta amerikane për të nisur negociatat për themelimin e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, Trajkoviq i tha medias serb “Nova” se ndonëse Kurti “mund të ketë paragjykimet dhe bindjet e tij”, ato “mund edhe të ndryshojnë”.

“Është shumë vështirë t’u thuash jo amerikanëve, kjo ngërthen në vete rreziqe të caktuara. Kurti nuk është budalla, ani pse mund të ketë paragjykimet dhe bindjet e tij, ato ndryshojnë. Njëjtë siç e ndërroi qëndrimin ndaj Oliver Ivanoviqit, për atë edhe u kritikua dhe madje u protestua”, ka thënë Trajkoviq.

Në lidhje me Asociacionin, Trajkoviq shprehet e bindur se ajo nuk do të formohet simbas diktateve të Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe, “por sipas qytetarëve serbë në veri”, shkruan Insajderi.

“Është e mundur që përfaqësuesit serb, përfshirë edhe të Kishës Serbe, do të arrijnë marrëveshje me amerikanët dhe të pranohen si negociatorë nga komuniteti ndërkombëtar, dhe të futen në negociata me qeverinë kosovare si të tillë”, tha Rada Trajkoviq.

Trajkoviq tha se Kurti duhet kuptuar një gjë. “Është e vështirë të paraqisni veten si kryeministër pa pasur komunikim me një pjesë të qytetarëve tuaj, ose të kontrolloni një pjesë të territorit. Duhet gjetur zgjidhje ligjore”, tha Trajkoviq./Insajderi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark