×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Trajkoviq: Sulmet ndaj KFOR-it dhe EULEX-it, të rrezikshme

    Insajderi
    26 December 2022 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rada Trajkoviq, këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka reaguar pas incidentit të fundit të ndodhur në veri të Kosovë, ku është sulmuar nga afër një patrullë e KFOR-it në Zubin Potok.

    Trajkoviq me anë të një shkrimi në Twitter ka theksuar se trendi i rritjes së tensioneve duke sulmuar KFOR-in dhe EULEX-in paraqet rrezik për sigurinë e komunitetit.

    “Barrikadat nuk janë heroizëm apo përgjigje autentike e popullit (siç e prezantojnë edhe disa media të pavarura), por rezultat i politikave të gabuara të Beogradit dhe Prishtinës. Trendi i rritjes së tensioneve ndërmjet serbëve të veriut [të Kosovë] dhe KFOR/EULEX-it, përveç që është pa qëllim, është i rrezikshëm edhe për sigurinë e komunitetit”, shkruan Trajkoviq.

    Sipas saj, nuk ka qetësi në veri të vendit pa kthimin e serbëve lokal në Policinë e Kosovës.

    “Nuk ka qetësi të veriut pa kthimin e serbëve lokal në Policinë e Kosovës. Kjo është e qartë dhe kushdo që e mohon, nuk u dëshiron të mirën serbëve në veri. Ka dy prioritete: kthimi në Policinë e Kosovës dhe gjetja urgjente e një kompromisi për AKS-në (ashtu siç rekomandohet nga DAS Gabriel Eskobar). Alternativa është një konflikt që do të na kushtojë shumë të gjithëve”, ka përfunduar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark