×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Trajneri i Japonisë i kthehet ndeshjes me Gjermaninë: Rezultat i jashtëzakonshëm, suksesi erdhi për një arsye

    Insajderi
    26 November 2022 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Japonia do kërkojë të marrë një tjetër sukses në Kupën e Botës, pas 3 pikëve ndaj Gjermanisë. Para takimit me Kosta Rikën në konferencën e zakonshme për shtyp është shfaqur trajneri i japonezëve, Hajime Moriyasu.

    “Në fakt, më duket se është e vështirë që suksesi të mos na bëjë të çmendemi. Ne e mundëm Gjermaninë, është e vërtetë. Kjo erdhi falë edhe faktit që kemi lojtarë nga Premier League, Bundesliga dhe liga të tjera evropiane. Kjo  na ndihmoi shumë.

    Një nivel historik, është një rezultat i jashtëzakonshëm. Lojtarët e morën natyrshëm. Ndeshja tjetër do të jetë e rëndësishme. Ne fituam, por tani duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë dhe ta harrojmë atë fitore. Jam i sigurt se Kosta Rika do të luajë siç e presim” – Tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark