Leipzig arriti sezonin e kaluar për herë të parë në histori në gjysmëfinalet e Champions League.
Ekipi gjerman do të tentojë të përsërisë të njëjtën gjë dhe duhet të eliminojë Liverpool për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Kampionët e Gjermanisë paguan klauzolën prej 42.5 milionë eurosh për mbrojtësin e talentuar nga Franca, i cili do të bëhet bavarez sezonin e ardhshëm.
Diçka e tillë ndodhi 20 minuta përpara sfidës ndaj Augsburg, që Leipzig e fituan 2-1, tregoi trajneri, Julian Nagelsmann.
“Unë dhe skuadra ishim të përqendruar te ndeshja dhe nuk i dhamë rëndësi lajmit që erdhi vetëm 20 minuta përpara se të fillonte takimi. Upamecano ka një klauzolë largimi dhe ai vendos rreth së ardhmes. Për gjërat e tjera pyesni ata që menduan se ishte një ide e mirë për të zyrtarizuar blerjen e tij 20 minuta përpara se të fillonte një ndeshje Bundesligë. Unë e kisha mendjen vetëm tek Augsburg” – tregoi ai.