×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Marsejës e sheh vetën si trajner të ardhshëm të Realit

    Insajderi
    01 March 2016 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti i Real Madridit dhe tanimë trajneri i Marseille-s, Michel beson se ai ka aftësi për ta drejtuar Real Madridin ose Kombëtaren spanjolle në të ardhmën.

    Ish-trajneri i Athletic Bilbaos ka shprehur dëshirën e tij që në të ardhmen të marrë drejtimin e përfaqësueses së vendit të tij.

    ”Çdo trajner do dëshironte ta udhëhiqte kombëtaren e tij. Nëse Del Bosque vendos të largohet, atëherë pse jo?” , ka deklaruar Michel, shkruan sajti Goal.com.

    Dikur ish-futbollist i njohur i klubit mbretëror spanjoll, Real Madrid, Michel e sheh vetën të drejtoj madrilenët një ditë. Ai ndjen se është i duhuri për të drejtuar Real Madridin një ditë.

    ”Ndjehem po ashtu i gatshëm për ta drejtuar edhe një skuadër si Real Madridi”, u shpreh Michel.

    Real Madridi së fundmi ka shkarkuar trajnerin spanjoll, Rafa Benitez, dhe ka angazhuar legjendën e futbollit francez, Zinedine Zidane, në drejtim të klubit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark