×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Metz, Antonetti, kritikon Mbappen: Unë e dua Mbappén, por…..

    Insajderi
    23 September 2021 - 11:33

    Paris Saint Germain mori një fitore në frymën e fundit në fushën e Metzi.

    Goli i shënuar në shtesë shkaktoi një situatë të tensionuar në fushë midis portierit Oukidja dhe Mbapésë.

    Diçka duhet të ketë ndodhur, sepse portieri i Metzit, shumë i zemëruar, i shkoi pas sulmuesit të PSG-së. Kuptohet që talenti i parizienëve i ka thënë diçka gjatë festimit të golit, disa fjalë që provokuan reagimin e “gardianit” të vendësve.

    Trajneri i Metz, Frédéric Antonetti, pas përfundimit të ndeshjes, duke iu referuar kësaj situate të tesionuar, kritikoi sjelljen e Mbappesë:

    “Unë e dua Mbappén, por ai duhet të sillet ndryshe nëse dëshiron që të tjerët ta duan. Duhet të jetë më i përulur …”.

    Para golit të shënuar në minutën e 95 -të, pati tension mes Mbapésë dhe portierit Oukidja, teksa lojtari i PSG -së, në vend që ta kthente topin te skuadra rivale, tentoi të shënonte.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark