
Pasi u pezullua 2 ndeshje për komente homofobike, trajneri i Napolit, Maurizio Sarri hedh poshtë lidhjet e tij me homofobinë.
Sarri tha se nuk do ta kishte problem të stërviste një futbollist homoseksual në skuadër.
Trajneri i Napolit u akuzua për komente homofobike ndaj trajnerit të Interit Roberto Mancini, gjatë çerek finaleve të Kupës së Italisë që dy skuadrat që ata drejtojnë zhvilluan ndërmjet vete.
“Nuk ka homoseksualë në futboll? Ka pasur, ka dhe do të ketë gjithnjë. Shpresoj që ky incident i cili u nis keq dhe përfundoi mirë, mund të ndihmojë njerëzit të ecin përpara dhe të tregojnë të vërtetën e tyre”, tha Sarri për magazinën italiane “Chi”.
Sarri shpreson që futbollistët homoseksual mos të frikohen nga ky incident që të tregojnë orientimin e tyre seksual.