×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi / Insajderi

    Trajneri i Serbisë flet për Xhakën: E dini, ndonjëherë lind tension, shkëmbehen fjalë të këqija…

    Insajderi
    02 December 2022 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.

    Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

    Pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq.

    Ai foli edhe për Granit Xhakën.

    “Ndoshta, nuk mund t’ju them saktësisht se çfarë ka ndodhur. E dini, ndonjëherë lind tension, shkëmbehen fjalë të këqija, nuk është asgjë e veçantë, gjithçka është normale”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark