×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Trajneri ia dedikon fitoren çlirimtarëve kroatë, në Kosovë quhen mercenarë nga pushteti

    Insajderi
    09 December 2022 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shumë i emocionuar pas ndeshjes me Brazilin është shprehur selektori kroat, Zlatko Daliq.

    “Kjo fitore është për popullin kroat. Ju lumtë djelmoshave. E kemi eliminuar favoritin më të madh. Kjo është Kroacia. Mos na nënçmoni asnjëherë, e kam thënë këtë. Ky nuk është fundi ynë, shkojmë tutje”.

    Lexo edhe:

    Ai për herë të dytë po e udhëheq Kroacinë drejt suksesit të madh në Botëror.

    “Kjo është fitore e Kroacisë, të gjithë kanë dhënë maksimumin. Do të përshëndesja të gjithë shokët që shkruajnë për Kroacinë. Shijojeni çlirimtarët kroatë, kjo ishte për ju. Këta lojtarët e mi nuk janë normal”, ka thënë Daliq për HRT, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Por, në Kosovë çlirimtarët ishin quajtur mercenarë.

    Në vitin 2016, Hekuran Murati që tash mbanë pozitën e ministrit të kuletës shtetërore, thoshte së më mirë do të ishte të angazhohen mercenarë që ta çlirojnë Kosovën se sa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    Sipas tij kjo do t’i kushtonte buxhetit të shtetit më lirë.

    “Këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregull. Edhe mercenar me pas angazhu na kish dalë më lirë”, kishte shkruar ai.

    Murati shqetësohej aq shumë për faktin se mbi 100 milionë euro do të shkonin pensione për veteranët. Sipas tij mercenarët jo që nuk do t’i paguanin por nuk do të kishte nevojë as t’i falënderonim.

    “Përderisa pagesa për veteranët po do me kalu 100 milionë euro në vit, për vitin 2016 buxheti për FSK është veç 45 milionë. Për vitin 2017 dhe 2018 shkon t’u ra madje, 44.8 milionë dhe 44.6 përkatësisht”.

    “Tre muaj nga dy mijë euro bëjnë gjashtë mijë euro për kokë – 20 mijë mercenarë të përgatitun ushtarakisht kishin me na kushtu veç 120 milionë euro gjithsejtë. Edhe as faleminderit s’kish pas nevojë me iu thanë”, shkruante atëherë Murati, transmeton Gazeta Insajderi.

    Aktualisht veteranët marrin 170 euro.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, në korrik pati thënë se duhet të ketë pastrim të listave pastrimi të listave të veteranëve të luftës, të dallohet kush ka luftuar vërtetë për lirinë e vendit, sepse siç thotë ai fryerja e këtyre listave ka ardhur si pasojë e ndikimit politik.

    Nuk është e vetme kjo deklaratë skandaloze e tij.

    Në një postim të po atij viti, ai ka shkruar se NATO i vrau 1200 ushtarë serbë, gjersa UÇK vetëm 300, duke pyetur se për kë luftuan 46 mijë veteranët e tjerë?

    “Statistikat po thojnë që në Luftën e Kosovës janë vra rreth 1.500 ushtarë serb – rreth 300 nga UCK-ja dhe rreth 1.200 nga NATO. A ka mundësi me ditë me kënd kan luftu qeta 46.000 veteranë?”, shkruante Murati, transmeton Gazeta Insajderi.

    Ndërsa në një postim tjetër që kishte bërë në vitin 2018, Murati kishte reaguar për shkruarjën e veteranëve në deti, e në anën tjetër thumbonte ish-presidentin Hashim Thaçi.

    “Veç sa të kthehen veteranet prej deti, se e sheh Hashimi qysh guxon me i fale tokë Serbisë…”

    “Si vandami që shkon në xhungel deri sa ta then me kame bambusin”, kishte shkruar më tej Murati, transmeton Gazeta Insajderi.

    Për të gjitha këto postime ministri pati kërkuar falje, duke e pranuar se ka gabuar.

    “Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive. Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve“./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark