Trajneri i kombëtares U-21 tregon dallimin habitës mes futbollit të Shqipërisë dhe Islandës – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i kombëtares U-21 tregon dallimin habitës mes futbollit të Shqipërisë dhe Islandës

    Insajderi
    22 June 2016 - 23:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Islandë janë 20 mijë që stërvisin futboll dhe janë të regjistruar në shkolla të futbollit, ndërsa në Shqipëri vetëm 13 mijë. Kështu thotë trajneri aktual i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Redi Jupi, i cili për katër vite ka kryer edhe detyrën e drejtorit të ekipeve të grupmoshave të reja në FSHF.

    Jupi, në televizionin shqiptar “Top Channel” tregoi se edhe pse me vetëm 300 mijë banorë, Islanda ka më shumë fëmijë që luajnë futboll se sa Shqipëria.

    “Ata kanë 20 mijë fëmijë që luajnë futboll dhe janë të regjistruar në shkolla të futbollit, ndërsa në Shqipëri vetëm 13 mijë është numri i të rinjve që luajnë futboll, e që është mjaft i ulët krahasuar me kohën e kaluar”, tregon Jupi.

    Ai thotë se Shqipëria është njëra ndër ekipet me numrin më të ulët të të rinjve që merren me futboll edhe në rajon.

    “Ne kemi numër shumë të ulët krahasuar edhe me rajonin”, pohon ish-futbollisti i kombëtares shqiptare dhe skuadrës turke, Diyarbakirspor.

    Ndërkaq, kombëtarja e Islandës gjatë ditëve të sotme shkroi histori duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, në herën e parë të saj si pjesëmarrëse në një ngjarje të madhe sportive.

    Islanda do të ndeshet me Anglinë në fazën e 1/8-ave të finales në Euro 2016, ndërsa për Shqipërinë evropiani përfundoi zyrtarisht sot. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark