×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri kroat: Unë nuk pash krizë te Prishtina

    Insajderi
    15 October 2022 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ferizaj u mposht nga Prishtina me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, ishte e para për ferizajasit nën drejtimin e trajnerit të ri, Andrej Panadiç.

    Trajneri kroat pas ndeshjes tha se ekipit të tij i mbetet të përmirësohen në disa aspekte, por me njerëzit që janë në klub do t’ia arrijnë qëllimit.

    “Me njerëzit e klubit kemi thënë se bashkë do t’ia arrijmë qëllimit.

    Kur kam dëgjuar ambiciet e klubit kam ardhur me dëshirë të madhe. Sa i përket ndeshjes së parë, duhet të them se dallimi është i madh kur luan në bar sintetik dhe në bar natyral. Ky nuk është arsyetim, por neve na u desh të përshtatemi me fushën nga 20 deri në 25 minuta. Po thonë se Prishtina ka krizë, por unë nuk pash krizë te Prishtina.

    Tani neve na duhet të përmirësohemi në disa aspekte. Besoj se do të jemi shumë më mirë”, ka thënë Panadiç.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark