Tramezzani: Ja lojtarët kuqezinj që mund të luajnë në Itali – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Tramezzani: Ja lojtarët kuqezinj që mund të luajnë në Itali

    Insajderi
    20 June 2016 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asistenti i De Biazit është i kënaqur me mënyrën se si ekipi kombëtar shqiptar ka luajtur deri më tani, edhe pse debutues në Europian, ndërsa shpreson që të përfshihet ndër vendet e tretamë të mira, për të pasur qasje në fazën me eliminin direkt të turneut të Francës.

    Pas fitores 1-0 të Shqipërisë ndaj Rumanisë, kombëtarja e drejtuar nga De Biazi mund të ushqejë shpresa kualifikimi për më tej, në “Euro 2016”. Për mikrofonat e “Radio Sport” foli Paolo Tramezzani, asistenti i trajnerit të Shqipërisë:

    “Ne jemi shumë të kënaqur me këto tri ndeshje të luajtura, të gjitha kundër kundërshtarësh më të fortë në letër. Jemi një ekip me zemër të madhe, që kurrë nuk heq dorë. Kjo përvojë do të na bëjë të rritemi”. Rruga e mëtejshme në “Euro 2016” për Shqipërinë nuk është e mbyllur përfundimisht, por duhet të përfitojë nga të tjerët. Tashmë nuk është asgjë në dorën e saj. “Nuk do të jetë e lehtë për të ecur përpara, sepse kjo varet nga të tjerët. Ne vetëm mund të presim, – vazhdoi Paolo Tramezzani për “Radio Sportiva”.

    Shpresoj edhe tek Italia, që mund të na japë një dorë. Jemi të lumtur që puna e trajnerit De Biazi është bërë e njohur edhe jashtë vendit tashmë.

    Kemi lojtarë me cilësi, që garantojnë një të ardhme të mirë. Doni ndonjë emër? Roshi, Kaçe dhe Cikalleshi, janë emrat e ardhshëm, të denjë për ekipe të nivelit të lartë. Ndoshta do t’i shohim ato në Itali”. /telesport.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark