×
  • Sport
  • Sport

    Transferimi i Xabi Alonsos detyron Bayernin për miqësore në “Bernabeu”

    Insajderi
    15 February 2016 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xabi Alonso e la Real Madridin për Bayern Mynichu-n në fillim të sezonit 2014/15. Sajti që po publikon kontratat e transferimeve të futbollistëve, “Football Leaks” ka zbuluar detajet e marrëveshjes së palës gjermane dhe spanjolle në transferimin e Alonsos.

    Në kontratë është përfshirë një ndeshje miqësore në “Santiago Bernabeu”, njofton e përditshmja gjermane Der Spiegel.

    Real Madridi ka përfituar 9 milionë euro nga spanjolli, të cilat i mori në tri rata: 4 milionë euro i mori 72 orë pas transferimit, 3.5 milionë euro më 15 korrik të 2015 dhe 1.5 milionë pasi në kontratë ishte përfshirë nëse spanjolli luan më shumë se 30 ndeshje duhet të paguhej kjo shumë, të cilën e shifër të ndeshjeve e arriti 34-vjeçari.

    Në marrëveshje çuditërisht u para pa edhe një miqësore që Bayerni do të ishte i detyruar ta luante ndaj “Los Blancos” e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu, para fillimit të sezonit 2017/2018. Sipas kontratës, Reali do t’i marrë të gjitha fitimet nga kjo ndeshje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark