×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trazirat vdekjeprurëse në Irak, reagon SHBA-ja

    Insajderi
    30 August 2022 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadorja e SHBA-së në Irak, Alina Romanowski, ka thënë se trazirat në Irak janë “shqetësuese” sepse nuk po i lejojnë institucionet irakiane të funksionojnë dhe u kërkon të gjitha palëve “të qëndrojnë paqësore dhe të përmbahen nga aktet që mund të çojnë në një cikël dhune”.

    “Siguria, stabiliteti dhe sovraniteti i Irakut nuk duhet të vihen në rrezik”, tha ajo në një deklaratë.
    “Tani është koha për dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet, jo përmes konfrontimit.” Romanoëski u bëri thirrje gjithashtu demonstruesve të “respektojnë institucionet dhe pronën e qeverisë irakiane, të cilat i përkasin dhe i shërbejnë popullit irakian dhe duhet të lejohen të funksionojnë”.

    Dhuna filloi pasi Sadr njoftoi tërheqjen e tij nga politika.

    Blloku i tij fitoi shumicën e vendeve në parlament tetorin e kaluar, por ai ka refuzuar të negociojë me grupet shiite të mbështetura nga Irani për të formuar një qeveri.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark